75 Mall Live Search
09:14 / E Premte, 02 Shkurt 2024 / S Z

Dhuna në familje/ Arrestohet një burrë në Mitrovicë, sulmoi dy gra

Një burrë është arrestuar në Mitrovicë për dhunë në familje. I dyshuari pas një mosmarrëveshje që kishte pasur, i ka sulmuar dy gra të familjes.

“ Dhunë në familje. Mitrovicë  01.02.2024 – 17:20. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht dy viktimat femra kosovare. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës. /Indeksonline/