Mainoo, një tjetër talent në Premier League… mbrëmë bëri super paraqitje në fitoren e United

Skuadra e Manchester Unitedit mbrëmë shënoi një fitore të madhe ndaj Wolves në ndeshjen e javës së 22-të në Premier League.
Një super paraqitje zhvilloi futbollisti 18-vjeçar i “Djajve të Kuq”, Kobbie Mainoo, shkruan Indeksonline
Madje Mainoo realizoi një supergol në minutat e fundit të ndeshjes për t’ia dhuruar tri pikë të mëdha klubit të tij.
Mainoo zhvilloi tetë ndeshje këtë sezon në Premier League dhe realizoi një gol. Ai po llogaritet si një prej talentëve më të mirë në Angli./Indeksonline/