Pacolli, në Emiratet e Bashkuara Arabe, tregon për temat që do të bisedohet
Ministri i jashtëm Behgjet Pacolli, është nisur në një vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku pritet të diskutoj me homologet t tij për mbështetjen në samitin e Interpolit, bashkëpunimin ekonomik etj.
“Sot u nisa për një vizite njëditore në Emiratet e Bashkuara Arabe ku do te takoj homologun tim dhe personalitetet tjera shtetërore.
Pos tjerash, tema diskutimi do te janë, Samiti i Interpolit, Nismat për marrëveshjet bilaterale, Bashkepunimi ekonomik, hapja e Ambasadës se Kosovës ne Abu Dhabi etj”, ka shkruar Pacolli. /Indeksonline/