75 Mall Live Search
11:47 / E Premte, 02 Shkurt 2024 / mp

Bastiset komuna paralele serbe në Gorazhdec të Pejës, hiqet flamuri i Serbisë

Nga drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës është bastisur sot objekti i të ashtuquajturit Autoritet i Përkohshëm i Komunës së Pejës, që ndodhet në fshatin Gorazhdec të Pejës.

Nga kjo ndërtesë, në të cilën ushtrohej veprimtari ilegale, është hequr flamuri i Republikës së Serbisë.

Ndërkohë për këtë aksion kanë raportuar edhe mewdiat lokale serbe.