75 Mall Live Search
12:42 / E Shtunë, 03 Shkurt 2024 / FR

Shfaqen postera kundër Listës Serbe e Radoiçiqit në veri

Zëvendësministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Radoica Radomiroviq, ka publikuar pamjet e disa posterave të vendosura në rrugët e Mitrovicës së Veriut, me foton e ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Millan Radojiçiq, të mbuluar me ngjyrë të kuqe.

Radomiroviq, në mbishkrim të fotove të postuara ka thënë se çfarë mendojnë qytetarët për Radojiçiq.

“Çfarë mendojnë qytetarët për liderin bandit të listës serbe (Leposaviq, Zubin potok, Soçanicë)?!”, ka shkruar Radomiroviq.

“Kush është Radiçiq? Një patriot i rremë. I dyshuar për vrasje të shumta të serbëve në Kosovë. Pronar i një laboratori droge. Një kriminel që abuzoi me rininë tonë për pasurim personal. Një terrorist. Thuaj JO organizatës terroriste Srpska lista”, shkruhet në poster.

Milan Radojiçiq ka marrë përgjegjësinë për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit ndaj Policisë së Kosovës, ku u vra heroi Afrim Bunjaku. Ai e ka marrë përgjëgjësinë vetëm pasi Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçka, kishte publikuar pamje ku shihej qartazi pjesëmarrja e tij në këtë sulm.