75 Mall Live Search
16:09 / E Shtunë, 03 Shkurt 2024 / FR

A do ta sfidojë Memli Krasniqin për kryeministër nga PDK-ja? Flet Bedri Hamza

Njëri prej figurave kryesore të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza s’e ka përjashtuar mundësinë që emri i tij të jetë si kandidat për kryeministër nga PDK-ja në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Në një prononcim për “Indeksonline”, kryetari i Mitrovicës ka thënë se për këtë çështje do të vendoset në “kohën e duhur” nga strukturat e partisë.

“Besoj se mbledhja (Këshillit Drejtues v.j.) do të rrjedhë sipas rendit të ditës. Pres që do të ketë diskutime, vendime dhe gjitha tjera. Në fund, besoj se do të ketë vendime në përputhje me atë se çka është e planifikuar.

Sot nuk është në rend të ditës kjo pikë. Kjo çështje vendoset në kohën e duhur dhe brenda strukturave të partisë dhe në procedurë. Nuk është temë që është duke u diskutuar sot”, ka thënë ai.

Për më shumë, videon më poshtë: