Neuer i bën dhuratë Mullerit, lojtari i parë në histori të Bayern që fiton 500 ndeshje

Skuadra e Bayern Munich shënoi një fitore të madhe në Bundesliga në javën e 20-të, pasi mposhti Monchengladbachun.
Një ndeshje e veçantë ishte për sulmuesin e Kombëtares së Gjermanisë, Thomas Muller, shkruan Indeksonline
Muller u bë lojtari i parë në historinë e Bayern Munich që arrin 500 fitore gjatë karrierës së tij me fanellën bavareze.
Në zhveshtore, kapiteni Manuel Neuer ia bëri një dhuratë të veçantë bashkëlojtarit të tij./Indeksonline/