Ilirik Musliu flet për shkarkimin e tij, e quan “revansh politik”

Ish-drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu, ka reaguar zyrtarisht për herë të parë prej kur u shkarkua.
Ai thotë se është i habitur dhe i shokuar nga vendimi i kryetari Rama, meqë ka qenë i angazhuar në detyrën e tij.
Ai madje thotë se ky shkarkim sa shkon e bëhet më i habitshëm për të, pasi sipas Musliut, një ditë përpara se të shkarkohej u përgëzua për projektet e tij.
“Më ka zhgenjy tej mase ky trajtim, për faktin se gjatë kësaj periudhe 2 vjeçare kam qenë profesional dhe lojal në misionin që e kam marrë, për të punuar për të mirën e qytetarëve të Prishtinës… me këtë mision kam jetu çdo ditë, pa dallime orari”, ka thënë mes të tjerash Musliu.
Musliu thotë se lajmin për shkarkimin e tij e ka marrë në Facebook, në një mënyrë aspak profesionale.
Ai ka folur për menaxhimin e mbeturinave dhe master-planin me të cilin është trajtuar çdo mbeturinë.
Ky është deklarimi i plotë i tij: