75 Mall Live Search
17:12 / E Diele, 04 Shkurt 2024 / G T

Bashkëlojtari i Rrahmanit shënoi supergol, Napoli arkëton tri pikë të mëdha

Skuadra e Napolit ka shënuar një fitore të madhe në javën e 23-të në Serie A, pasi mposhti 2:1 Hellas Veronan.

Golin e fundit në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi i krahut, Khvicha Kvaratskhelia, shkruan Indeksonline

Kvara shënoi një eurogol nga distanca në minutën e 87’të, për t’ia dhënë tri pikë të mëdha klubit të tij.

Me fitore, Napoli shkon në kuotën e 35 pikëve në pozitën e 7-të, por që ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar./Indeksonline/