Zjarr afër Skenderajt, dëmi rreth 30 mijë euro

Një zjarr ka shpërthyer të dielën në fshatin Klinë e Epërme e Skenderajt duke shkaktuar dëme të mëdha, transmeton IndeksOnline.
Zjarri ka përfshirë parcelën e mbjellë me pemë dhe një pjesë të pyllit.
Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin.
Një person është shoqëruar në polici si i dyshuar për rastin.
Mësohet se vlera e dëmit të shkaktuar nga zjarri është rreth 30 mije euro.
Hetimet përkitazi me rastin ende po vazhdojnë./IndeksOnline/