Nisin procedurat për rrugën Kijevë-Zahaq, hapet tenderi në vlerë 47 milionë euro

Ministria e Infrastrukturës po shkon drejt fundit të procedurave për ndërtimin e rrugës së shumëpritur Kijevë-Zahaq.
Në zyrën e Prokurimit në këtë ministri sot është hapur procedura për përzgjedhjen e kontraktuesve që do t’i kryejnë punimet në këtë autoudhë.

Projekti i zgjerimit dhe rehabilitimit të rrugës nacionale Prishtinë-Pejë parashihet të kushtojë 47 milionë euro.

“Ne patëm anuluar projektin që ka qenë autostradë e tipit të mbyllur, nga Kijeva deri në Zahaq të Pejës, sepse kemi pasur projekt të zgjerimit të rrugës ekzistuese në katër korsi- shirita dhe kemi filluar procedurat e prokurimit. Në momentin që të nënshkruhen këto kontrata, do të fillojmë punimet” kishte thënë Durmishi për këtë projekt, pak javë më parë./Indeksonline/