Çfarë përfiton Kosova nga tregu i përbashkët energjetik me Shqipërinë, flet kryeshefi i KOSTT-it

Zyra e Rregullatorit për Energji ditë më parë ka miratuar kërkesën e Alpex -it për bashkimin e tregjeve energjetike Kosovë-Shqipëri. Ky proces ka filluar nga 1 shkurti dhe se ky po konsiderohet hap i rëndësishëm për vendin.
Kryeshefi i KOSTT-it Evetar Zeqiri, në një intervistë për “Indeksonline” thotë se e gjithë kjo, ka synim bashkimin e tregjeve duke u lejuar vendeve të krijojnë mundësi më shumë për bizneset, ulje të çmimeve dhe po ashtu rrit stabilitetin e furnizimit me energji elektrike.
“Republika e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë janë pajtuar që t’i bashkojnë tregjet, duke krijuar një kompani ndermarrje të përbashkët të energjisë siç është ALPEX, bursa e përbashkët e energjisë shqiptare që quhet ALPEX. Përgjegjësi e dy vendeve ka qenë të bëjnë bashkimin e tregjeve. Në prill të vitit të kaluar është lansuar bursa në Shqipëri. Ndërsa në shkurt të këtij viti është lansuar zona e ofertimin në Kosovë, paralelisht me bashkimin e tregjeve, në të ardhmen ekzistojnë projekte me të cilin ne kemi nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi në Athinë të Greqisë në tetor të vitit të kaluar , që ka pas synim që vendet e Ballkanit Perendimor t’i bashkohen tregut së bashku e njëkohësisht përmes Greqisë të bashkohen me tregun evropian. Kjo është një iniciativë e përkahur nga SHBA përmes agjencisë së energjisë e cila ka për synim të bëjë bashkimin e tregjeve, duke u lejuar vendeve të krijojnë mundësi më shumë për biznese ulje të çmimeve dhe integrim më të lehtë të burimeve ripërtrishme.Bashkimi I tregjeve nënkupton të rritet siguria e furnizimit, që nënkupton që vendet kanë mundësi të kenë furnizim stabil të energjisë dhe rrit stabilitetin e furnizimit me energji elektrike”, ka thënë ai .
Ndërsa ka thënë se prioritet i KOSTT-it mbetet investimi, zgjërimi i kapaciteteve, modernizimi i nënstacioneve dhe ndertimi i linjave të reja. Ndërsa përveç nënstacioneve të tjera, Zeqiri thotë se sapo të krijohen kushtet, do të nivestohet dhe në nenstacionet në veri të vendit.
“Prioritet janë investimi dhe zgjërimi i kapaciteteve, modernizimi i nënstacioneve, ndërtimi i linjave të reja, ndërtimi i nënstacioneve, njëri në Malishevë e tjetri në Dragash. Dhe përmirësimi i sistemit të transmetimit në përgjithësi. KOSTT është përgjegës për të gjitha nënstacionet, sapo të krijohen mundësitë dhe kushtet edhe në pjesen veriore do të bëhen të gjitha investimet, sipas planit investiv të aprovuar nga rregullatori”, ka thënë Zeqiri.
Zeqiri po ashtu ka folur dhe për marrëveshjen e nënshkruar në mes të KOSTT-it dhe MCA-Kosovë, përinstalimin e sistemit të ruajtjes së energjisë përmes baterive si dhe Ankandin e parë solar.
Të gjitha këto mund t’i ndiqni në intervistën që kryeshefi i KOSTT-it ka dhënë për Indeksonline: