Dyshohet për grabitje të një lokali në Prishtinë
Gjatë ditës së sotme raportohet se në Prishtinë ka ndodhur një grabitje në pikën e MoneyGram që ndodhet në lagjen “Aktash”, në qendër të Prishtinë.
Policia tanimë ka dal në vendin e ngjarjes, ndërsa lokali është rrethuar me shirita.
Në anën tjetër, zyrtarisht Policia e Kosovës nuk ka dhënë detaje përkitazi me këtë rast./IndeksOnline/

