75 Mall Live Search
22:25 / E Hënë, 05 Shkurt 2024 / FR

Paris Jackson bën 80 tatuazhe për Grammys 2024

Paris Jackson, vajza e Michael Jackson, e ka bërë një ndryshim të madh në dukjen e saj.

Ajo i ka bërë 80 tatuazhe në tërë trupuin e saj për nder të edicionit të 66-të të Grammys.

Tatuazhet që ajo i bëri për paraqitjen e saj në Grammys janë përkohshme, ato u krijuan në bashkëpunim me markën e kozmetikës CoverFx.

Jackson dukej e shkëlqyeshme edhe me fustanin e saj blu të mbyllur me material sateni që e bëri të dukej më elegante, shkruan CNN.