Iu ndryshua orari i mësimit, protestojnë prindërit dhe nxënësit e klasave të pesta të “Mihail Gramenos”

Me pankartat në duar “Nuk na frikësoni me kërcënime”, e “Normalizoni situatën”, sot kanë protestuar nxënësit e shkollës “Mihail Grameno” në Fushë Kosovë, së bashku me prindërit e tyre.

Protesta ka ardhur si rezultat i ndryshimit të orarit për klasat e pesta të kësaj shkolle dhe kalimit në ndërrimin e tretë. Si rezultat i tërë kësaj nxënësit e klasëve të pesta, nuk po vijojnë mësimin që nga fillimi i gjysmëvjetorit të dytë.
