75 Mall Live Search
14:46 / E Martë, 06 Shkurt 2024 / S Z

Vitia në këmbë për Lumbardhin e Kaderin, çifti befasohet nga fansat

Fituesi i çmimit të Big Brother VIP Kosova Lumbardh Salihu së bashku me të dashuren e tij Kaderin, sot u pritën në mënyrë madhështore nga vendasit e Lumbardhit.

Numri i atyre që dolën në qytetin e Vitisë për t’i pritur Lumbardhin dhe Kaderin, ishte tejet i madh, jashtë pritshmërive të tyre. Çifti u befasua nga fansat e tyre të shumtë.

E nuk munguan as fëmijët të cilët kishin dalur për ta takuar fituesin e Big Brother VIP Kosova dhe të dashuren e tij.