Arrestohet dileri i drogës në Prishtinë, policia i gjen marihuanë e një peshore në banesë
Është arrestuar një person në Prishtinë pasi që gjatë kontrollit në banesën e tij në rrugën “Holger Pedersen” janë gjetur dhe konfiskuar 51.33 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe një peshore.
Policia ka bërë të ditur se bastisja është zhvilluar të martën në mesditë, transmeton IndeksOnline.
Me vendim të prokurorit të rastit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje./IndeksOnline/