Doli sërish nudo/ Prindërit e Bianca-s frikësohen se Kanye West po e ‘fut në kurth’ modelen

Prindërit e Bianca Censorit thuhet se janë tejet të pikëlluar dhe të shqetësuar me gjendjen e vajzës së tyre.
Kjo pasi kanë parë vajzën e tyre nudo në publik duke shtuar frikën se ajo po kontrollohet nga bashkëshorti i saj, Kanye West, transmeton Indeksonline.

29-vjecarja u pa e mbuluar vetëm me një veshje transparente dhe çizme të zeza deri tek gjunjët teksa shoqëronte reperin në një studio muzikore në LA ditën e hënë.
Bianca rrezikoi të shkelte ligjet e ekspozimit të Kalifornisë.

Dalja e fundit e çiftit ka përkeqësuar miqtë dhe familjen e saj, sipas burimeve të DailyMail, pretendojnë se prindërit e saj mezi e njohin më vajzën e tyre.

“Familja dhe miqtë e saj janë të dëshpëruar sepse gjithçka po bëhet më keq”, tha një burim ekskluzivisht për DailyMail.com .
“Bianca nuk e kupton se ajo po jep një shembull të keq, por ajo gjithashtu po shkel ligjin”../Indeksonline/
