Gignac ende në formë fantastike, realizoi një supergol në Champions League

Skuadra e Tigres UANL barazoi ndaj Vancouverit me rezultatin 1:1 në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kampionëve në CONCACAF.
Sulmuesi i njohur francez, Andre-Pierre Gignac realizoi një supergol në minutat e fundit, shkruan Indeksonline
Lojtari i njohur francez, Gignac realizoi një gol tejet të bukur nga gjuajtja e lirë për ta barazuar rezultatin.
38-vjeçari më parë ka luajtur edhe për skuadrat si: Marseille, Lorient dhe Toulouse./Indeksonline/