Shtyhet seanca e gjykimit ndaj Konjufcës

Seanca në të cilën do të gjykohej kryeparlamentari Glauk Konjufca për hedhjen e gazit lotsjellës, është shtyrë.
Kështu vendosi trupi gjykues pas kërkesës së palës mbojtëse të kryeparlamentarit Glauk Konjufca.
Ky i fundit e njoftoi gjykatësen se për shkak të seancës, të cilat zakonisht mbahen të enjten, e ka të pamundur që pas pauzës të rikthehet në seancën gjyqësore.
Konjufca për “Indeksonline”, ka thënë se në vazhdimësi ka shtruar kërkesa që senacat gjyqësore të mos mbahen në diten e njejtë me seancen plenare.