Sa i pafat, Thiago lëndohet sërish dhe fajtor ishin pesë minutat ndaj Arsenalit

Mesfushori i Kombëtares së Spanjës, Thiago Alcantara ka pësuar një tjetër lëndim muskulor.
Futbollisti i Liverpoolit nuk është ndjerë mirë pas ndeshjes ndaj Arsenalit, ku luajti vetëm pesë minuta, shkruan Indeksonline
Alcantara u lëndua gjatë muajit prill të vitit 2023 dhe nuk ishte paraqitur në fushën e blertë deri në vikendin e kaluar.
Por, pesë minutat e luajtura në humbjen ndaj Arsenalit në Premier League i kushtuan me një tjetër lëndim.
32-vjeçari me Liverpoolin ka kontratë deri në fund të këtij sezoni dhe me shumë gjasa ai s’do ta vazhdoj më.
Nuk dihet se sa serioze është lëndimi i pësuar, por mesfushori mund ta humbas edhe Euro 2024./Indeksonline/