Plisat kërkojnë mbështetje, sonte luajnë ndaj ekipit AEL Limassol

Skuadra basketbollistike kosovare, KB Prishtina sonte luan ndeshjen e rëndësishme për Ballkan League ndaj AEL-it.
Përmes rrjeteve sociale tifogrupi “Plisat” kërkojnë mbështetje të madhe në ndeshjen që zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtina, shkruan Indeksonline

“Sonte krejt në sallë kundër grekëve nga Qipro. Grumbullohemi prej orës 19:00 te fanclubi i vjetër”, shkruhet në njoftimin e tifogrupit
Kujtojmë që Prishtina në Ballkan League këtë sezon ka zhvilluar tri ndeshje, ka fituar dy dhe ka humbur një./Indeksonline/