Rafuna: Grupi i asambleistëve të LDK-së qëndron prapa fakteve të kryetarit Rama!

Shefja e grupit të asmableistëve të LDK-së në Prishtinë, Jeta Rafuna ka thënë se grupi i asambleistëve të LDK-së qëndron prapa fakteve të kryetarit Rama.
“Kjo seancë është thirrur nga subjektet që e kanë mundësuan këmbimin e kësaj prone komunale. Kërkesa e thirrësit të seancës nuk ka argumente ligjore, por është e motivuar politikisht për të goditur kryetarin Rama. Ne presim që gjykata të jep verdiktin final në këtë proces. Prandaj nuk bëhemi pjesë e këtij vendimi i marrë pa argumente ligjore” ka thënë Rafuna./Indeksonline/