75 Mall Live Search
20:52 / E Enjte, 08 Shkurt 2024 / Gj. Sh

Rashica me super asisitim, e ndihmon Besiktasin të kaloj në çerkefinale të Kupës (VIDEO)

Milot Rashica edhe njëherë ka qënë vendimtar te skuadra e Besiktasit.

Futbollisti kosovar dhuroi një asist në fitoren 2-1 ndaj Antalyasporit, ndeshje kjo e vlefshme për 1/8 e finales së Kupës së Turqisë, shkruan IndeksOnline.

Rashica asistoi te goli i barazimit për Muleka në minutën e 71-të, ndërsa sulmuesi nga Kongo shënoi edhe golin e fitores në minutën e 88-të.

27-vjeçari nga Kosova ka shënuar 4 gola dhe ka edhe tre asiste me fanellën e Besiktasit këtë sezon./IndeksOnline/