75 Mall Live Search
07:53 / E Premte, 09 Shkurt 2024 / G T

“Bisha” Diego Costa vazhdon të luaj, zyrtarizohet te skuadra e tij e re

Futbollisti i njohur, Diego Costa është bërë me skuadër të re pas një aventure në ekipin e Botafogo.

Ish-sulmuesi i Chelseat dhe Ateltico Madrid mbetët në Brazil dhe tashmë firmos me ekipin e Gremio si “lojtar i lirë”, shkruan Indeksonline

Costa sezonin 2022/23 luajti për dy skuadra, Ëolves dhe Botafogo. Ai shënoi vetëm katër gola në 40 ndeshje në të gjitha garat.

Kujtojmë që Diego Costa momentet më të bukura të karrierës i kaloi te skuadra nga Londra, Chelsea ku fitoi dy herë titullin e Premier League. Gjatë karrierës së tij të plotë deri tani, 35-vjeçari ka zhvilluar 535 paraqitje, ka shënuar 191 gola dhe ka bërë 71 asiste../Indeksonline/