Arrestohet një grua në Prishtinë, dyshohet për trafikim me njerëz

Policia e Kosovës ka njoftuar se të premtën është arrestuar një shtetase e Shqipërisë nën dyshimin se ka kryer veprën penale “trafikim me njerëz”.
Policia, ka bërë të ditur se është indentifikuar një viktimë e supozuar e trafikimit.
Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajte.
“Prishtinë 09.02.2024-13:30. Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Shqipërisë, nën dyshimin se e njëjta ka kryer veprën penale të cekur si dhe është identifikuar një viktimë e supozuar e trafikimit. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajte”, thuhet në raportin 24 orësh./Indeksonline/