75 Mall Live Search
19:11 / E Shtunë, 10 Shkurt 2024 / G T

Bellingham kalon portierin, Real Madrid shënon të dytin ndaj Gironas

Skuadra e Real Madridit ka shënuar golin e dytë ndaj Gironas në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të në La Liga.

Golin për 2:0 e shënoi mesfushori i Kombëtares së Anglisë, Jude Bellingham në minutën e 36’të, shkruan Indeksonline

Bellingham shënoi një gol të bukur duke kaluar portierin kundërshtar.

Por edhe më i bukur ishte asisti i dhënë nga sulmuesi brazilian, Vinicius Junior./Indeksonline/