Taylor Swift gati për ‘Super Bowl’, arrin në LA

Sonte, kantautorja e Midnights, 34 vjeçare u pa në Allegiant Stadium në Las Vegas për të parë të dashurin, Travis Kelce dhe Kansas City Chiefs të përballen me San Francisco 49ers në Super Bowl LVIII.
E shoqëruar nga mamaja e saj Andrea Swift, Blake Lively, Ice Spice mes miqsh të tjerë, Swift kishte veshur një veshje krejt të zezë dhe një xhaketë të kuqe të mbështjellë mbi supe.
Ardhja e Swift vjen pasi ajo luajti katër shfaqje të njëpasnjëshme në Tokyo Dome në Japoni për pjesën më të fundit në turneun e saj Eras, menjëherë pas Grammy në Los Angeles./Indeksonline/