Statusi i fundit i Musmuratit si drejtoreshë e Arsimit në Komunën e Prishtinës

Pas prishjes të koalicionit qeverisës në Kryeqytet, tanimë ish-drejtoresha e Arsimit Besianë Musmurati ka bërë një postim lamtumirës për komunitetin e arsimit në Prishtinë.
Në postimin e saj në Facebook, Musmurati tha që është munduar ta kryej detyrën me shumë përkushtim, dashuri e pozitivitet.
Ka ditë që po mbledh copëza të kujtimeve për të bërë një postim lamtumirës e falenderues për komunitetin arsimor të Prishtinës. Çfarë kënaqësie me i pa fotot në telefon të ditëve më përmbushëse të jetës sime, atyre të shërbimit si Drejtore e Arsimit në Prishtinë. Takime të përzemërta me nxënës, mësimdhënës, prindër e drejtorë shkollash. Përurime të shkollave të reja, fillim ndërtimesh, orë të kodimit, renovime pa fund, orë të leximit, plan të sigurisë, yoga me fëmijë, dollapë të rinj, kamera në shkolla, psikologë të rinj, biblioteka të reja, trajnime të ndryshme, rekrutime meritore, kabinete të reja, e në mes, shumë përqafime e ngrohtësi. Falemnderit Prishtinë për mundësinë e dhënë! Jam mundu ta kryej detyrën me shumë përkushtim, dashuri e pozitivitet. Falemnderit stafit të mrekullueshëm të Drejtorisë së Arsimit, asambleistëve, mësimdhënësve, drejtorëve, prindërve e nxënësve që më mbështetën në çdo hap e që bashkë e ringjallëm arsimin në Prishtinë. Siç e kam thënë gjithmonë: Nuk do të ankohemi e nuk do të shohim mbrapa, por me dashni do të vazhdojmë shërbimin për Prishtinën” shkruan Musmurati në njoftim./Indeksonline/