75 Mall Live Search
07:39 / E Martë, 13 Shkurt 2024 / AR

Franca thotë se evakuoi 42 persona nga Gaza përmes Rafahut

Franca thotë se evakuoi 42 persona nga Gaza të hënën përmes pikës kufitare Rafah.

Në mesin e tyre ka shtetas francezë dhe staf nga instituti francez i kulturës, shkruan The Guardian, përcjell Klankosova.tv.

“Pas një kërkese nga Franca, 42 persona u larguan sot nga Rripi i Gazës përmes pikës kufitare Rafah që ndodhet në Egjipt”, tha Ministria e Jashtme e Francës në një deklaratë.