75 Mall Live Search
17:11 / E Martë, 13 Shkurt 2024 / MSH

Brezovicë/ Viktima dyshohet të jetë zënë nga orteku i borës në Orlavi

Një person dyshohet të ketë ndërruar jetë sot në Brezovicë.

Viktima, një skiatore, dyshohet të jetë zënë nga një ortek i borës në vendin e quajtur Orlavi, pohojnë burime të Indeksonline.

Indeksonline ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe se të njëjtit akoma nuk kanë kthyer përgjigje mbi rastin.

Indeksonline do t’iu mbajë të informuar me të rejat më të fundit lidhur me këtë ngjarje.