14 shkurt 2021-14 shkurt 2024, Kurti tregon se çfarë punoi gjatë 3 vjetëve në qeveri

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mbledhjen e sotme të Qeverisë e nisi duke numëruar të arriturat e kabinetit të tij si dhe çfarë punoi për tri vite qeverisje, transmeton IndeksOnline.
“Kosovës është e të gjithëve dhe të gjithë duhet të kontribuojnë për të. Sundimi i ligjit dhe shpërndarja e mirëqenies na bashkon pa dallim etni”, tha Kurti.
Kryeministri gjithashtu shtoi se për tri vite është dëshmuar se mund të qeveriset me duar ta pastra.
“Mbledhja e 188 e Qeverisë së Kosovës përkon me datën që shënon 3 vjetorin e fitores sonë historike të zgjedhjeve të vitit 2021, ndryshimit të madh demokratik, politik e shoqëror. 14 shkurti nuk paraqet vetëm përvjetorin e një fitoreje elektorale, 14 shkurti është datë e përmbysjes më të madhe të politikës demokratike në Kosovën e pasluftës. Është revolucioni elektoral, ku ngadhënjeu mirëqeverisja mbi korrupsionin, drejtësia mbi diskriminimin dhe interesi i përbashkët e publik mbi atë personal e privat”, tha Kurti. “Për këto tri vite është dëshmuar se është e mundur të qeveriset në përputhje me vullnetin e popullit, me duar të pastra e duke ruajtur kushtetutshmërinë, ligjshmërinë dhe paqen e sigurinë. Vendi ynë për këto tri vite Ka qenë shembull i vërtetë i guximtit e vendosmërisë së popullit dhe qeverisë tij në përballje me sfida të mëdha që erdhën e kaluan njëra pas tjetrës”, deklaroi ndër të tjera Kurti