75 Mall Live Search
13:24 / E Mërkurë, 14 Shkurt 2024 / Z S

A po ndërhyn Albin Kurti në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut ? – Përgjigjet Pendarovski

Disa javë më parë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti takoi partitë opozitare në Maqedoninë e Veriut.

Po ashtu u raportua se Lëvizja Vetëvendosje mund të marrë pjesë në zgjedhjet që pritet të mbahen në Maqedoninë e Veriut.

E lidhje me këtë sot ka folur presidenti i këtij vendi,Stevo Pendarovski.

Ai ka deklaruar sot se mbështetja e kryeministrit të Kosovës në zgjedhjet në vend, nuk përbën problem.

“Unë kam biseduar edhe me zotëri Kurtin në Prishtinë, se mbështetja e tij për njerëz të Maqedonisë nuk bën problem. Këtu nuk bëhet fjalë për shtetas të huaj që do marrin pjesë në zgjedhjet tona, pasi kjo nuk lejohet. Të gjithë këto njerëz që përmenden në media si njerëz të tij, janë shtetas të Maqedonisë së Veriut, të cilët kanë të drejtë të marrin pjesë në zgjedhje. Mbështetje politike, Kurti mund t’i jep kujt të dojë. Këtë, për shumë vite e bëjnë edhe parti tjera evropiane të cilat janë si motër me ndonjë parti të brendshme. Këtu nuk shoh ndonjë problem”, tha Pendarovski raporton AlsatM./Indeksonline/