Szunyog-u në një takim me Krasniqin: Qytetarët e Kosovës po i vuajnë pasojat e sanksioneve të BE-së, shkaku i papërgjegjësisë së qeverisë Kurti

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, është takuar më shefin e Zyrës së BE-së në Kosovës, Tomas Szunyog.
Krasniqi bëri të ditur se gjatë takimin diskutuan për zhvillimet politike në vend dhe perspektivën evropiane të Kosovës.
Szunyog theksojë se qytetarët e Kosovës po vuajnë pasojat e sanksione të vendosura nga BE-ja, për shkak të papërgjegjësisë së Qeverisë Kurti, përcjell IndeksOnline.
Postimi i plotë:
Gjatë takimit që zhvillova sot, në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, me shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, diskutuam për zhvillimet aktuale politike në vend dhe perspektivën evropiane të Kosovës.
Ambasadorit Szunyog, ia ritheksova se qytetarët e Kosovës po vuajnë pasojat e sanksioneve të vendosura nga Bashkimi Evropian, për shkak të papërgjegjësisë dhe paaftësisë së Qeverisë Kurti, e cila po vazhdon të marrë vendime të pamatura dhe po tenton të cenoj pavarësinë e institucioneve më të larta juridike dhe ekonomike në vend.
PDK si parti shtetformuese dhe shtetndërtuese, dhe si lidere e opozitës do të vazhdojë të luaj rol konstruktiv në mirëmbajtjen dhe avancimin e raporteve të mira me aleatët ndërkombëtarë të Kosovës.