75 Mall Live Search
20:27 / E Mërkurë, 14 Shkurt 2024 / S Z

Kosova në mesin e 54 shteteve që e rikonfirmuan edhe një herë mbështetjen e pakusht për Ukrainën

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me gjeneral-lejtënant Bashkim Jasharin, morën pjesë në takimin virtual, të 19-tin me radhë të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, udhëhequr nga Sekretari i Mbrojtjes i ShBA-së, Lloyd Austin III.

Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes thuhet se fokusi i takimit ishte vijimi i ofrimit të asistencës ushtarake në armatime, pajisje dhe trajnime për forcat e armatosura të Ukrainës nga vendet e këtij koalicioni.

“Të 54 shtetet anëtare, në mesin e të cilave dhe Kosova, edhe një herë rikonfirmuan mbështetjen e pakusht për Ukrainën që po vazhdon të përballet me agresionin rus”, thuhet tutje në njoftim.