75 Mall Live Search
11:00 / E Enjte, 15 Shkurt 2024 / AR

Harry dhe Meghan thyejnë traditën 64-vjeçare të familjes mbretërore

Princi Harry dhe Meghan Markle e kanë ndryshuar faqen e tyre në fillim të kësaj jave. 

Tani është zbuluar se ndryshimet nuk kanë mbetur me kaq. Harry dhe Meghan thuhet se kanë thyer një traditë mbretërore 64-vjeçare dhe kanë ndryshuar mbiemrat e fëmijëve të tyre, transmeton Indeksonline.

Në vend që të njihen si Mountbatten-Windsors, Archie dhe Lilibet kanë mbiemrin Sussex që nga kurorëzimi i Charles, raporton The Mirror.

Duke ndryshuar mbiemrat e Archie dhe Lilibet, Harry dhe Meghan po thyejnë një traditë 64-vjeçare.

Të hënën në mbrëmje, Sussex-ët lançuan uebsajtin e tyre të ri. Kjo bëri bujë, sepse faqja e internetit do t’i kushtohej tërësisht titujve të tyre mbretërorë. 

“Ata mund të futen në telashe të vërteta duke përdorur emrin Sussex”, deklaroi një burim./Indeksonline/