75 Mall Live Search
11:49 / E Enjte, 15 Shkurt 2024 / A. M.

Taravari promovoi kandidaturën e tij për president: Erdhi koha që shteti të ketë president shqiptar të vërtetë

Arben Taravari sot në Gostivar promovoi kandidaturën e tij për president të Maqedonisë së Veriut.

Taravari njoftoi se kandidatura e tij do të mbështetet nga opozita shqiptare (Lidhja Europiane për Ndryshim) dhe nga ASH.

“Erdhi koha që shteti të ketë president shqiptar, jo teknik, por të vërtet. Secilit kandidat tjetër i dëshiroj sukses dhe le të jetë kjo fushatë rrëfim për frymëzim, europianizim dhe triumf. Ndryshimi ka filluar dhe kjo tashmë shihet”, theksoi Taravari.