75 Mall Live Search
13:57 / E Enjte, 15 Shkurt 2024 / G T

I erdh fundi Roy Hodgsonit, Crystal Palace në bisedime me trajnerin e ri

Trajneri austriak, Oliver Glasner është ne bisedime për t’u rikthyer si trajner i një skuadre.

Bëhet fjalë për klubin e Premier Ligës Crystal Palace, e cila pritet që ta shkarkojë Roy Hodgsonin dhe të fillojë bisedimet me austriakun ku madje thuhet se ka zgjedhur edhe asistentin, shkruan IndeksOnline

49-vjeçari, ka qenë dhe futbollist ku ka luajtur për SV Ried dhe ka bërë 516 paraqitje, ndërsa po ashtu ka qenë dhe trajner i skuadrës për një sezon.

Pastaj vazhdoi me LASK Linzin, Wolfsburgun dhe Eintracht Frankfurtin ku me këtë të fundit ka fituar Europa Ligën në 2022 dhe  finalen e DFB-Pokal sezonin e kaluar./IndeksOnline/