75 Mall Live Search
17:48 / E Enjte, 15 Shkurt 2024 / FR

Varhelyi uron Serbinë: Mund të llogarisë në mbështetjen tonë të plotë drejt BE-së

Komisionari për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, ka uruar Serbinë për ditën e shtetësisë.

Ai ka thënë se Beogradi e ka mbështetjen e unionit.

“Serbia është një vend kandidat dhe mund të llogarisë në mbështetjen tonë të plotë në rrugën e saj Bashkimit Evropian”, ka shkruar Varhelyi.

“Më mirë së bashku”, përfundon ai.