75 Mall Live Search
21:58 / E Enjte, 15 Shkurt 2024 / L K

Dua Lipa takohet për herë të parë me nënën e Callum Turner, a po bëhet lidhja edhe më serioze?

Dua Lipa dhe i dashuri i saj i ri Callum Turner e çuan marrëdhënien e tyre në një nivel tjetër, pasi këngëtarja nga Kosova takoi nënën e tij.

Dua dukej e lumtur teksa përqafohej me Rosemary Turner, e cila kishte flokë të kuqe të ndritshme që përputheshin me flokët e zjarrtë të Duas.

Callum, 34 vjeç, dukej shumë i gëzuar ndërsa prezantonte të dashurën e re me nënën e tij.

E martja shënoi ditëlindjen e 34-të të Callum, me të dashurën e tij të re dhe nënën e tij që ishin aty për ta festuar me të.

Callum dhe Dua konfirmuan romancën e tyre vetëm muajin e kaluar, gjatë një shfaqjeje publike në Hollywood. Çifti nuk mund të ndante duart nga njëri-tjetri pas një darkë romantike, vetëm pak javë pasi u lidhën me njëri-tjetrin.