Vetura rrokulliset në magjistralën Deçan-Pejë

Një veturë ka pësuar aksident gjatë ditës së sotme.
Vetura ka humbur kontrollin dhe si pasojë është rrokullisur.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë pasditës së sotme në magjistralën Deçan-Pejë.

Indeksonline ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informata lidhur me këtë rast.
”Në ora 14:00 Policia është njoftuar për një aksident, një veturë ka shkatuar vetëaksidentuar, dy përsona kanë pësuar edhe lëndime dhe tashmë janë dërguar për tretman mjekësorë”, ka thënë Fadil Gashi zëdhënës në Policinë e Kosovës për rajonin e Pejës./Indeksonline/