Chelsea pa Thiago Silvan në derbin ndaj Manchester Cityt

Skuadra e Chelseat do të zhvillojë nesër një ndeshje tejet të vështirë në javën e 24-të në Premier League.
Blutë e Londrës udhëtojnë në “Etihad Stadium” për t’u përballur me kampionin në fuqi, Manchester Cityn, shkruan Indeksonline
Maruizio Pochettino sot gjatë ditës, në konferencë për media njoftoi se mbrojtësi Thiago Silva do të mungoj për shkak të një lëndimi.
Silva u lëndua në ndeshjen e fundit dhe momentalisht gjendet në rehabilitim, që do të thotë se ai humbet derbin e javës në Premier League.
Lajmi i mirë për Blutë e Londrës është rikthimi i portierit, Roberto Sanchez dhe do të jetë i gatshëm për këtë sfidë.
Kujtojmë që takimi zhvillohet nesër (e shtunë) nga ora 18 e 30./Indeksonline/