75 Mall Live Search
21:11 / E Premte, 16 Shkurt 2024 / Gj. Sh

Krasniqi e Rrahmani bëjnë ”ligjin” në Rumani, i sjellin fitoren Rapid Bukureshtit

Dy futbollistët kosovar, Ermal Krasnqi e Albion Rrahmani po vazhdojnë të shkelqejnë në kampionatin rumun.

Ish-lojtarët e Ballkanit ishin sonte ishin vendimtar në fitoren 2-0 të Rapid Bukureshit ndaj skuadrës së Hermannstadt, shkruan IndeksOnline.

Ermal Krasniqi fillimisht shënoi golin e epërsisë në minutën e 54-të.

Më pastaj ai asistoi për Albion Rrahmanin, i cili shënoi golin e fitores në minutën e 66-të.

Krasniqi shënoi golin e dytë me fanellën e Rapid, ndërsa për Rrahmanin ky ishte goli i nëntë sezonal./IndeksOnline/