A do të ketë përfaqësues nga Qeveria në zbulimin e shtatores së Rugovës në Pejë? Gazi jep përgjigjen epike

Në rastin e 16 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në qendër të qytetit të Pejës pritet të zbulohet busti i ish presidentit historik, Ibrahim Rugova.
Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, në një prononcim për Indeksonline, ka uruar 16 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës dhe ka zbuluar se në këtë përvjetorë në ‘Parkun e Paqës Ibrahim Rugova’ do të zbulohet busti i presidentit Rugova.
Ndërsa i pyetur se a do të ketë pjesmarrës nga zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, ai u shprehë se do të jenë të gjithë ata që e dojnë Pejën dhe presidentin historik Ibrahim Rugova.
“Do të jenë të gjithë ata që e dojnë Pejën dhe presidentin historik Ibrahim Rugova”, ka thënë Muhaxheri./Indeksonline/