75 Mall Live Search
22:16 / E Shtunë, 17 Shkurt 2024 / G T

Allergi i dorëzuar: Vendi i dytë është një mrekulli

Juventusi ka barazuar në përballjen ndaj Veronas në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të Serie A.

Sfida që u zhvilluar në stadiumin “Marc’Antonio Bentegodi”, përfundoi me rezultatin 2-2. Pas kësaj sfide ka folur edhe trajneri i “Zonjës”, Massimiliano Allegri.

Tekniku italian mesa duket e pranon që nuk kanë më shpresa titulli, duke u shprehur se vendi i dytë do të ishte i mrekullueshëm për ta. Ai gjithashtu vlerëson maksimalisht ndeshjen e sotme të zhvilluar nga Verona.

“Nuk di të them nëse kemi shanse për titull, apo nëse rezultati i sotëm ka ndikuar sot. Por nga sot nuk duhet të ketë më rëndësi. Nuk duhet të mendojmë që jemi kualifikuar në Champions League, në futboll ndodhin gjëra të paparashikueshme. Vendi i dytë për ne do të ishte i mrekullueshëm.

Verona? Është një ekip i organizuar dhe që vrapon shumë. Duhet thjeshtë të shikoni ndeshjen që zhvilluan ndaj Interit, mendoj se ata kanë gjithçka që duhet për të luftuar për mbijetesë”, është shprehur Allegri./Indeksonline/