Gaza: 28 mijë e 985 të vrarë, 68 mijë e 883 të plagosur

28 mijë e 985 palestinezë janë vrarë, dhe 68 mijë e 883 të tjerë janë plagosur në Gaza, që nga 7 tetori, tha Ministria e Shëndetësisë e vendit.
Ajo tha gjithashtu se të paktën 127 palestinezë janë vrarë dhe 205 të tjerë janë plagosur në 24 orët e fundit, raporton The Guardian.
Shumica e viktimave kanë qenë gra dhe fëmijë, tha ministria, dhe mijëra trupa të tjerë ka të ngjarë të mbeten të pa numëruar nën rrënojat në të gjithë Gazën.
Të gjithë këto viktima erdhën si pasojë e sulmeve izraelite, që nisën më 7 tetor të vitit 2023.