Malisheva i rikthehet fitoreve, vazhdon kriza e Fushë Kosovës

Skuadra e Malishevës i është rikthyer fitoreve.
Në ndeshjen e javës së 20-të, Malisheva shënoi fitore bindëse ndaj Fushë Kosovës, me rezultat 4-1, shkruan IndeksOnline.
Rilind Haziraj hapi serinë e golave në minutën e 5-të.
Malisheva shkoi në pushim me epërsi të dyfisht, pasi në minutën e 26-të shënoi Altin Aliu.
Drilon Hazrollaj shënoi golin e tretë në minutën e 50-të, derisa në të 71-in radha ishte për Laurent Xhylanin.
Golin e nderit për Fushë Kosovën e shënoi Dorent Hajdari në minutën e 89-të.
Malisheva me këtë fitore ngritet në vendin e katërt në tabelë me 32 pikë, ndërsa Fushë Kosova është e parafundit me 11 pikë të grumbulluara./IdeksOnline/