Nata e Hojlundit, shënon dy gola për shtatë minuta për Manchester Unitedin

Skuadra e Manchester Unitedit ka shënuar dy gola të shpejtë në ndeshjen ndaj Luton Town, e vlefshme për javën e 25-të në Premier League.
Dy gola në këtë ndeshje i realizoi sulmuesi Hojlund, shkruan Indeksonline
Të parin e realizoi pas vetëm 37 sekondave, kurse të dytin në minutën e 7’të.
Me këto dy gola, Hojlund shkon në kuotën e 7 golave këtë sezon në Premier League./Indeksonline/