I pafat portieri kosovar, e humb sezonin pasi këputi ligamentin

Portieri i Gjilanit, Betim Halimi e ka humbur sezonin.
Lëndimi ndaj Prishtinës ka rezultuar të jetë këputje e ligamentit dhe sezoni për të ka mbaruar.
“Sport Club Gjilani njofton mbi gjendjen e futbollistit Betim Halimi, i cili u lëndua në duelin e 16 Shkurtit në përballjen kampionale ndaj FC Prishtina.
Pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se futbollisti ka këputur ligamentin ACL të gjurit të majtë dhe në këtë mënyrë është i detyruar t’i nënshtrohet operacionit.
Futbollisti do të futet në operim gjatë ditëve në vijim dhe më pas do të ndjekë rikuperimin fizioterapeutik. Periudha e kthimit në aktivitet do të vlerësohet pas operimit, teksa do të humbasë të gjitha ndeshjet e mbetura të këtij edicioni.
Të gjithë në SC Gjilani i urojnë shërim të shpejtë Betimi dhe presin më të fortë në fushat e blerta” thuhet në njoftimin e Gjilanit.