Rita tregon librin që e ka lënë pa fjalë, ua rekomandon ndjekësve të saj

Këngëtarja e famshme shqiptare, Rita Ora, iu ka rekomanduar libër ndjekësve të saj.
Ajo ka rekomanduar librin “The Housemaid” të autores Freida McFadden, për të cilin thotë se e ka lënë plotësisht pa fjalë.
Rita ka postuar një “insta-story” ku shfaqet me syze, e shtrirë dhe flet për librin që i ka marrë vëmendjen.
Mesa duket, Rita është me të vërtetë e fiksuar me librat.
Ditë më parë, edhe nëna e saj, Vera, postoi një fotografi të Ritës në shtrat, me ritualin e saj të gjumit, e që ishte leximi.